Bien me 27% infektimet me Covid në një javë
21-27 Dhjetor, 19% vdekje me pak
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut bëri publik raportin javor të situatës së pandemisë duke njoftuar për ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit, javën e shkuar janë regjistruar mbi 3.300 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit me ulje prej 26.5%, krahasuar me një javë më parë.
Në periudhën nga 21 deri më 27 Dhjetor janë shënuar 129 viktima, 30 më pak në krahasim me javën pararendëse.
Pavarësisht përmirësimit të situatës, organet e rendit në Maqedoninë e Veriut, kanë bërë planin për forcimin e kontrolleve për respektimin e masave për festën e Vitit të Ri.
Tv Klan