Bien në kontakt me energjinë 3 elektriçistë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Shkodër.
Tre elektriçistë, të cilët mësohet se po punonin në Nënstacionin Shkodra 1, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur. Sipas
ABC News,
dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.
Identiteti i tyre nuk dihet ende, ashtu sikurse rrethanat e kësaj ngjarjeje. I gjithë vendi ndodhet në një situatë kaotike, të shkaktuar për shkak të motit të keq.
Më herët një elektriçist gjeti vdekjen në Fier, gjatë kohës që punonte në një shtyllë elektrike./tvklan.al