Bienalja e Mesdheut, Tirana mirëpret 230 artistë të rinj
230 artistë të rinj nga Mesdheu dhe Europa janë bërë bashkë në edicionin e 18 të Bienales së Mesdheut. I pranishëm në disa prej aktiviteteve kulturore të artistëve pjesëmarrës, Kryebashkiaku Veliaj tha se përballë debateve politike në vend, aktivitete të tilla kulturore janë të nevojshme për shoqërinë.
“
Jemi në prag të zgjedhjeve, ka gjithmonë debate të mëdha politike, por siç e shikoni ka edhe jetë. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me politikë, jetojnë edhe me art, me kulturë, me filma, me muzikë. Ndaj, besoj se duhet të japim mesazhin se jeta vazhdon. Pavarësisht ngërçeve të momentit që mund të kemi në Shqipëri dhe në Kosovë, njerëzit duan të jetojnë dhe kjo është mënyra më e mirë se si e gjallërojmë jetën në Tiranë
”.
Në materialin e shpërndarë nga zyra e Bashkisë, Kryebashkiaku Veliaj ka ftuar banorët e kryeqytetit të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore. Veliaj tha se edhe pas Bienales së Mesdheut, në kryeqytet do të ketë të tjera aktivitete kulturore./ TV KLAN