Bija ime – Episodi 53
Ugur dhe Demir lirohen nga burgu. Ky i fundit i entuziasmuar shkon për të marrë të bijen e tij nga jetimorja.
Por lajmet nuk janë aq të mira, ai nuk mund ta marrë Ojkynë sepse nuk e ka ai kujdestarinë e saj.
A do ta falë nënë Myfide Ugurin?
Xhandan ka një propozim për Demirin, ajo i thotë që të martohen së bashku në mënyrë që të marrin kujdestarinë e Ojkysë. A do ja dalin dot ata?