Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut, 46 viktima në 24 orë
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1470 testime kurse janë regjistruar 504 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup-174, Tetovë-47, Prilep-36, Veles-31, Gostivar-27, Kavadar-26, Dibër-21, Ohër-19, Shtip-18, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Sveti Nikollë nga 15, Strumicë-12, Negotinë-10, Manastir, 8, Radovish-7, Dellcevë-6, Kriva Pallankë-5, Koçanë-3, nga 2 raste në Berovë dhe Vallandovë, dhe nga 1 rast në Strugë, Krushevë, Probishtip, Makedonski Brod dhe Vinicë. ISHP-ja ka regjistruar 731 pacientë të shëruar.
Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 46 persona. 19 pacientë nga Shkupi, 5 nga Tetova, 3 nga Ohri, 3 nga Strumica, 3 nga Velesi, 2 nga Kërcova, 2 nga Kocana, 2 nga Struga dhe nga një pacient të vdekur në Prilep, Kavadar, Gostivari, Demir Kapija, Shtipi, Dibra dhe Makedonski Brod.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 69.954, numri i të shëruarve është 46.352, kurse i viktimave shkon në 2023. Për momentin shënohen 21.579 raste aktive. Numri i përgjithshëm i testimeve në nivel vendi është 354.205.
KlanMacedonia