Bilanci i festave: Disa kilogramë më tepër
Darka e Vitit të Ri nuk do të kuptohej pa një tryezë të mbushur plot, në të cilën gjenden të gjitha llojet e mishrave, pijet, brumërat, ëmbëlsirat dhe frutat. Të gjitha këto ushqime që ne konsumojmë në ditët e festave, përkthehen nga dietologia në kalori. Por janë aq shumë sa na ka bërë që në tre ditë gjithsecili prej nesh të ketë shtuar 3 apo 4 kg.
Pesha e shtuar në tre ditët e festës do të na kushtojë të paktën tre apo katër javë për t’u eleminuar. Ajo nuk mund të hiqet duke lënë ushqimin në mënyrë drastike, por duke ndjekur një dietë të thjeshtë me perime dhe fruta.
Dietologët rekomandojnë të bëhet kujdes me ushqimin në raste festash, por akoma më shumë duhet të kujdesemi kur kërkojmë të humbasim kilet e tepërta, pasi në shumë raste dëmtojmë imunitetin e trupit, duke u ekspozuar ndaj sëmundjeve.
Tv Klan