Bilanci i Policisë së Prefekturës Tiranë (1 Korrik 1999)


Bilanci i Policisë së Prefekturës Tiranë (1 Korrik 1999)

19:14 01/07/1999

Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë zbulimi ndaj krimit është arritur deri në masën 7%. Kështu thonë statistikat për 6 mujorin e parë të këtij viti të kësaj drejtorie. Pra nga 673 vepra penale të kryera gjatë këtyre 6 muajve janë zbuluar 513 prej tyre. Sipas këtyre burimeve krahasuar me një vit më parë ka pasur në ulje të kriminalitetit në masën 33 %.

Gjatë këtyre muajve janë arrestuar 465 persona që kanë kryer vepra penale. Ndërkohë janë ndjekur në gjendje të lirë rreth 100 persona ndërsa 120 persona janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë Policia e Qarkut Tiranë ka arritur të arrestojë 82 persona mjaft të kërkuar për krime të mëparshme dhe janë zbuluar 11 krime të vjetra të kryera kohë më parë./tvklan.al






Të ngjashme