Bilanci i qeverisjes 1-vjeçare të Sali Berishës (2006)
Autori: Blendi Fevziu
23:33 05/10/2006Opinion- Një vit pas marrjes së mandatit si kryeministër i vendit, Sali Berisha është përballur me gazetarët Baton Haxhiu, Fatos Lubonja, Mentor Nazarko dhe Andi Bushati në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
I pyetur nëse ka mbajtur premtimet e dhëna për vitin e parë të qeverisjes kryeministri u shpreh se jo vetëm i ka mbajtur ato, por edhe i ka tejkaluar. Gjatë intervistës ai gjithashtu tha se nuk ka frikë të hetohet për pasurinë e tij dhe se kishte detyruar fëmijët të bënin deklarimin e pasurisë.
“Unë nuk kam frikë të hetohem për pasurinë time. Unë jam i vetmi që kam detyruar fëmijët e mi të bëjnë deklarimin e pasurisë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga pasuria e tij nëse ajo nuk vjen nga trafiqet. Secili duhet të jetë krenar për atë që ka arritur të realizojë me djersën e tij. Prokurori duhet të vëzhgojë qeverinë dhe jo të zbatoj urdhrat e mi. Iniciativa e maxhorancës nuk ka asnjë arsye tjetër përveç një njeriu të inkriminuar fund e krye dhe që është në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Janë dorëzuar me qindra doje dhe nuk është lëvizur asnjëra prej tyre. Nëse PD do të dilte e implikuar në skemat piramidale, unë kam pasur vetë gati skemën e shkrirjes”, tha Berisha./tvklan.al
Të ftuar: Sali
Berisha kryeministër i Shqipërisë dhe analistët Baton Haxhiu, Fatos Lubonja,
Mentor Nazarko, Andi Bushati.