Bilanci/ Mbi 3800 banesa dhe 461 pallate të pabanuar
Në Tiranë dhe Durrës 20 pallate do të shemben
Pas Durrësit, Tirana ka numrin më të lartë të pallateve dhe banesave të dëmtuara.
Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga njësitë administrative deri tani mbi 318 pallate rezultojnë të dëmtuara, 20 prej tyre u është vendosur shiriti dhe janë shpallur të pabanuar.
Grupet e inxhinierëve po kryejnë vlerësimin e objekteve të dëmtuara.
Ky është pallati nr 4 në zonën e kinostudios. Banorëve të tij u është kërkuar të dalin nga objekti. E njëjta situatë është edhe për pallatin nr 2.
Në kombinat deri tani 12 pallate rezultojnë të pabanuar. Sipas administratorit të njësisë ne 6, Adriatik Metko, qindra familje do të trajtohen me bonus qiraje.
“Jemi në pallatin e 14 . Deri tani 12 janë nxjerrë të pabanueshëm nga instituti. 240 familje do të strehohen në palestrat e shkollave që janë vlerësuar më parë nga instituti. Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar do të trajtohen me bonus qiraje.
Dëmtime ka edhe në shtëpi private. Grupet e vlerësimit kanë inspektuar mbi 2 mijë objekte. Prej të cilave 291 shtëpi rezultojnë të pabanuara.
Në rang vendi numërohen 3811 banesa dhe 461 pallate të dëmtuara rëndë. Deri tani numërohen 20 pallate që do të shemben.
Tv Klan