Bileta elektronike brenda vitit
Abuzimet me abonentë e studentit do të marrin fund , me aplikimin e biletës elektronike.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se po punohet dhe gjithçka do të jetë gati deri në fund të vitit
Fundi i këtij viti nuk do të gjej më në qarkullim abonent dhe biletën prej letre.
Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë mbi inovacionin kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se kjo forme abuzive do të marr fund, për sakaq në kuadër të bilancit vjetor nën sloganin “Tirana 2 vjet zgjuar”, Veliaj u ndal me banorët e njësisë numër 9.
I shoqëruar nga kandidatet e së majtës për këtë zonë, Veliaj theksoi se ata do të jenë pjesë e mbështetjes për të vijuar investimet.
Tv Klan