Bill Klinton dhe vizita në Athinë (18 Nëntor 1999)


Bill Klinton dhe vizita në Athinë (18 Nëntor 1999)

11:42 18/11/1999

Presidenti Amerikan Bill Klinton do të mbërrijë nesër në Athinë për një vizite 24 orëshe dhe bisedime me Qeverinë Greke, ndërkohë që janë marrë masa shumë të forta sigurie. Avioni i Presidentit Amerikan do të ulet afërsisht në orën 18:35 minuta në aeroportin e Athinës ndërsa mbërritja e klinton dhe programi i vizitës së tij do të mbulohet nga një grup gazetarësh.

Pas mbërritjes Klinton, gruaja e tij Hilari dhe vajza Çelsa do të marrin pjesë në një pritje në pallatin presidencial dhënë për nder të tij nga Presidenti Grek. Dy presidentët do zhvillojnë takime private. Klinton do takohet me Kryeministrin Kosta Simitis në Pallatin Maksios rreth orës 11:30 dhe më pas do ketë një konferencë shtypi në orën 13:00. Para se të largohet Klinton do mbajë një fjalim në Hotelin Internacional të Athinës.

Sipas shefit të Policisë së Athinës ndalimi i demonstratave është vendosur për arsye të sigurisë puublike. Disa bulevardë dhe rrugë kryesore në hyrje të qytetit do të mbyllen përkohësisht gjatë mbërritjes së Klinton./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme