Bill Klinton për zgjidhjen e situatës në Kosovë (17 Shtator 1998)


Bill Klinton për zgjidhjen e situatës në Kosovë (17 Shtator 1998)

15:46 17/09/1998

Në Kosovë vazhdojnë luftimet mes forcave Serbe dhe Shqiptare. Zëdhënësi i OKB-së për refugjatët Fernando Delmuno raporton se rreth 10 mijë veta kanë braktisur shtëpitë e tyre nga luftimet mes dy palëve ku janë të shtrirë mes qyteteve Mitrovicë, Vushtricë dhe Podujevë. Qëndra Shqiptare e Informimit për Kosovën bëri të ditur se janë 20 mijë refugjatë të larguar dhe 3 prej tyre janë vrarë. Presidenti i SHBA-së Bill Klinton paralajmëron për një katastrofë humanitare për Kosovën. Ai bën të ditur se është duke u konsultuar me shtete të tjera për një zgjidhje të mundshme. Gjithashtu Klinton tha se SHBA po punon që të gjejë një rrugë për marrëveshje mes Kosovës dhe Presidentit serb Millosheviç.

Pamje refugjatësh kosovarë, presidenti i SHBA-së Bill Klinton konferencë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme