Billa 6 ditë pastrim stoku, ndryshimi sezonal
Nga 22-27 Dhjetori, Billa çdo artikull në ofertë
Me ardhjen e dimrit, kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete, hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut. Billa është kompania e vetme që historikisht aplikon dy herë në vit këtë praktikë botërore në Shqipëri për këtë degë të industrisë.
Pjesa më e madhe e mallit ekzistues do të nxirret në ofertë për t’i lënë vendin modeleve e koleksioneve të reja. Do të pastrohen 170,000 m2 pllaka dhe laminate e 63,000 pajisjesh hidrosanitare dhe mobilje ekuivalenti i pajisjes së 2200 shtëpive.
Kjo ofertë synon nxitjen e kësaj fushë të ekonomisë gjatë sezonit dimëror duke mbështetur e lehtësuar fuqinë blerëse për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributori kyesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Europian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.
Tv Klan