Binjakët kanosin 53 – vjeçarin me armë, arrestohet njëri
Dy vëllezër binjakë kanë kanosur ditën e sotme me armë një 53 – vjeçar në Kurbin, duke qëlluar në ajër.
Për pasojë policia arrestoi 31 – vjeçarin, Erjol Shtjefanaku, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosje “ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
Ndërkohë, policia shpalli në kërkim edhe të vëllain e tij E. Sh. Të dy vëllezërit janë banues në Mirditë.
Burime zyrtare nga policia sqarojnë se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me pistoletë 53 – vjeçarin S.N., banues në Laç, duke qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, ndërsa mbi dy vëllezërit rëndojnë akuzat e “kanosjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. /tvklan.al