Binjakët që ndajnë një zemër


Binjakët që ndajnë një zemër

21:10 02/08/2016

Një grua ka sjellë në jetë dy binjakë të bashkuar me njëri – tjetrin në trup. Ata kanë këmbë dhe kokë individuale, por ndajnë një zemër.

Shahin Khan, 26 – vjeç, u shtrua në spitalin Sion të Mumbait, Indi, ku solli në jetë binjakët, në muajin e shtatë të shtazënisë.

Të porsalindurit peshojnë 4.5 kilogramë dhe janë të bashkuar nga qafa deri në pjesën e barkut.

binjaket1

Teksa mjekët në këtë spital kanë pritur disa binjakë të bashkuar në të shkuarën, kjo është hera e parë që lindin binjakë me zemër të përbashkët, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre.

Megjithatë, siç shkruan “Mirror” ekipi i mjekëve po përgatitet për të ndërhyrë për t’i ndarë të vegjëlit, por duke qenë se ndajnë një zemër, zgjedhja e prindërve do të jetë padyshim e vështirë.

binjaket

Mjekët thonë se pa ndërhyrje, asnjëri prej tyre nuk do të mund të mbijetojë./tvklan.al





Të ngjashme