Binjaket: Saimiri do ta përçajë shoqërinë mes Suelës dhe Enxhëllit

Albana dhe Silvana

Binjaket: Saimiri do ta përçajë shoqërinë mes Suelës dhe Enxhëllit

18:52 08/12/2020

Teksa nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është shoqëruar me tensione dhe debate, motrat binjake, Albana dhe Silvana, kanë ende gjëra për të thënë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Vajzat kanë folur për takimin që ato të dyja kishin me Saimirin dhe kanë komentuar gjithashtu edhe takimet e vajzave të tjera.

Albana u shpreh se takimi me Saimirin duhet të kishe pasur më shumë afrimitet, pasi ishte pak i distancuar.

“Mendoja se do kishte diçka që të ishim më të afrueshëm. Ishte shumë distancë madje. Pati disa situata të sikletshme që do doja të evitoheshin.

Nuk jam këtu për të përmendur emra as të paragjykoj, por nëse do ishin evituar do ishte më mirë”, ka thënë Albana.

Ndërkohë, Silvana ka komentuar edhe miqësinë mes Suelës dhe Enxhëllit, të cilat patën takime të gjata me 33-vjeçarin.

“Ne e kemi thënë edhe në një intervistë tjetër që shoqëria e tepërt nuk duhet se…mashkulli i përçan shoqet. Ne jemi motra dhe nëse ai afeksionohet me njërën, tjetra do jetë shumë e lumtur. Kurse për shoqet unë nuk mendoj të njëjtën gjë.

Kështu që, goca jo aq shumë afrimitet se do e shohim pastaj sa shoqe do jeni”, ka deklaruar Silvana./tvklan.al






Të ngjashme