Birra dhe këngë në Shkodër (Video)
Paqësorë, në humor dhe mesa duket çdo gjë e shohin me nota optimizmi. Edhe në Shkodër, skocezët e treguan qartë natyrën e tyre.
“Kjo birrë na bën të mendojmë se çdo gjë është në rregull. Kemi ardhur për ndeshje edhe pse e dimë se Skocia do ta ketë të vështirë të fitojë”.
Birra, ushqimet dhe vetë shqiptarët, janë arsyet kryesore për të cilat skocezët ndoqën skuadrën e tyre të futbollit.
“Sapo kam ardhur. Qyteti më duket i bukur. Mezi po pres të pi një birrë shpejt e shpejt”.
Ndryshe nga shumë tifozeri të tjera, këta skocezë e tregojnë qartë që futbolli për ta është një festë. Shkodranët e krijuan menjëherë batutën: Pronarët e lokaleve do bëjnë kërkesë në UEFA që në Euro 2020 të na venë me detyrim në grup me Skocinë.
Tv Klan