Biseda telefonike midis Medllin Ollbrajt dhe Fatos Nano (17 Shtator 1998)
Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Medllin Ollbrajt ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Fatos Nano, ku i ka shprehur shqetësimin për gjendjen e destabilizuar në Shqipëri. Medllin Ollbrajt në bisedën telefonike ka shprehur gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e Presidentit Rexhep Mejdani në gjetjen e një konsensusi midis palëve politike. Në bisedë është diskutuar dhe heqja e imunitetit të lidërve të Partisë Demokratike dhe një arrestim të mundshëm të kreut të partisë Sali Berisha.
Pamje Kryeministri Fatos Nano./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori