Bisedimet për detin, klimë konstruktive dhe bashkëpunuese me palëve
“Raundi i parë i bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë për ndarjen e zonave detare u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Kështu shprehet Ministria e Jashtme greke në një njoftim të shkurtër, për raundin e parë të takimeve mes dy vendeve për çështjen e detit.
Takimi u zhvillua të hënën në Tiranë dhe deri më tani nuk ka shumë detaje rreth asaj se çfarë është diskutuar.
Një ditë më parë, edhe Ministria jonë e Punëve të Jashtme theksonte se bisedimet ishin zhvilluar në një klimë
“konstruktive dhe bashkëpunuese
“.
/tvklan.al