“Bisha e ujit”, Bill Gates bën blerjen e radhës… 645 milion dollarë
Njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates, i ka bërë vetes dhuratë një super-jaht që punon me hidrogjen të lëngshëm, që nënkupton se e vetmja gjë që emeton është uji.
Sipas “Daily Mail” kjo blerje i ka kushtuar atij 645 milion dollarë. Pamjet e jahtit janë fantastike… 112 metra i gjatë, pesë kuverta me hapësirë për 14 të ftuar, 31 anëtarë ekuipazhi, një palestër, studio yoga, sallon bukurie dhe trajtimesh, sallon masazhesh dhe pishinë.
64-vjeçari i preferon pushimet në jaht, por në të kaluarën ai zgjidhte që të merrte me qira, ndërsa këtë here ka vendosur që të blejë “bishën e ujit”.
Ky jaht do të jetë i gatshëm të lundrojë vetëm pas vitit 2024. /tvklan.al