Bisturia e bukurisë, trend në rritje edhe tek meshkujt


Bisturia e bukurisë, trend në rritje edhe tek meshkujt

Autori: Blendi Fevziu

23:19 17/10/2012

Kirurgjia plastike është përhapur masivisht në gjithë botën. Klinikat e specializuara janë kthyer në një biznes që sjell fitime marramendëse, ku edhe abuzimet nuk mungojnë. Bisturia e bukurisë, e cila dukej se ishte eskluzivitet vetëm i femrave, po preferohet gjithnjë e më shumë edhe nga meshkujt. Bashkë me rritjen e operacioneve plastike kanë lindur edhe kundërshtimet në lidhje me kryerjen e tyre.

Por a janë operacionet plastike zgjedhja e duhur? Në cilën moshë duhen bërë ato dhe në cilat klinika duhet të bëhen?

Për të diskutuar për këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Reis Çiço, Lida Hoxha, Iris Luarasi, Sokol Isaraj, Mirela Bogdani, Diellza Kolgeci, Ermal Merdani, Estela Koni./tvklan.al






Të ngjashme