Bixhozi, Spiropali: Shqiptarëve u kemi kursyer 50 milionë Dollarë


Bixhozi, Spiropali: Shqiptarëve u kemi kursyer 50 milionë Dollarë

11:49 05/02/2019

Një muaj pas futjes në fuqi të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, basteve sportive dhe kazinove elektronike, zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat bëri bilancin e parë.

“Në janar të vitit 2018 në bastet sportive dhe në kazinotë elektronike janë shpenzuar zyrtarisht 13 miliardë Dollarë, një shifër e jashtëzakonshme. Në rast se do të shtonin projeksionin e aktivitet të bixhozit në të zezë jemi në 35 milionë Dollarë shtesë. Në Janar të vitit 2019 për shkak të ndalimit të bixhozit janë kursyer afro 50 milionë Dollarë nga shtëpitë e shqiptarëve. Rezultojnë të mbyllura sipas bazës së të dhënëve të Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatimeve dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes së lojërave të fatit 4364 adresa ku zhvillohej veprimtari bixhozi”.

Spiropali, tha gjithashtu se në ambientet ku zhvilloheshin aktivitet e basteve sportive apo dhe kazinove janë hapur biznese të reja.

“Në Dhjetor –Janar 2019 rezultojnë të regjistruara 2688 biznese të reja të vogla ku një pjesë janë krijuara në mjediset e basteve sportive dhe kazinove elektronike”,

tha Spiropali.

/tvklan.al






Të ngjashme