Bizneset duhet të lëshojnë fatura elektronike


Bizneset duhet të lëshojnë fatura elektronike

17:00 03/01/2021

Fiskalizimi nis fillimisht për ata që kanë marrëdhenie me shtetin

Viti 2021 hyri me një risi për të gjithë bizneset, të gjitha faturat tashmë duhet të lëshohen në mënyrë elektronike përmes një softweri të posaçëm, dhe jo me letër apo kasë fiskale.

Prej këtij muaji, 7600 binzese që kanë marrëdhënie financiare me institucionet publike, do të duhet që faturat t’i lëshojnë në këtë mënyrë, ose përndryshe ato nuk do të pranohen.

“Janë trajnuar 7600 biznese që kanë procedura me shtetin, dhe faturat tashmë do të lëshohen në mënyrë elektronike”.

Bizneset që nuk kanë të instaluar softwerin e ri, mund të përdorin për një periudhë tranzitore portalin Self Care të ngritur për këtë qëllim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i cili do të shërbejë për të lëshuar faturat e para të tyre.

“Për një periudhë tranzitore do të jetë në shërbim të tatimpaguesve portali Self Care, ku mund të lëshohen fatura për bizneset që nuk kanë instaluar ende softëerin e ri, edhe pse shërbimet për këtë softwer sot në treg ofrohen dhe ne kemi licensuar kompani”.

Në datën 1 Korrik, edhe faturat që lëshohen biznes me biznes do të duhet të jenë elektronike, ndërsa më 1 Shtator, nuk do të lëshohen më kupona nga kasat fiskale për faturat biznes me konsumatorin, por ato elektronike.

“Fiskalizimi do të na mundësojë në kohë reale të shohim transaksionet e bizneseve dhe kjo do të bëjë që shumica e kontrolleve të mos bëhen fizikisht në biznese por nga kompjuteri”.

Fatura elekronike do të regjistrojë në kohë reale të gjitha transaksionet, dhe kryqëzimi i të dhënave do të ndihmojë administratën në luftën kundër informalitetit. Bizneset duhet të kenë akses në internet, të kenë një pajisje kompjuterike, të instalojnë dhe mirëmbajnë softwerin e ri në mënyrë që të lëshojnë këto fatura.

Tv Klan






Të ngjashme