Bizneset, më shumë kërkesa për kredinë


Bizneset, më shumë kërkesa për kredinë

15:00 01/12/2016 https://youtu.be/hQDAVIqiee8

Nëse për individët kushtet për dhënien e kredive janë lehtësuar, e kundërta po ndodh me bizneset. Frika nga rritja e huave me probleme ka bërë që bankat të tregohen të ngurta në kërkesat që kanë për miratimin e një financimi.

Banka e Shqipërisë e ka konstatuar këtë dukuri në raportin e fundit të saj. Për tetorin, ndërmarrjet kanë patur rënie të kredisë.

Banka Qendrore thotë se shtrëngimi i këtyre kushteve ka qenë si rezultat i rritjes së vërtetimeve që kërkojnë bankat e nivelit të dytë për pronën e lënë kolateral.

Janë 35 korporata të mëdha që kanë 65% të totalit të portofolit të kredive të këqija. Kjo i korrespondon një vlere prej 600 milion euro.

Para këto që shlyhen nga ata të cilët paguajnë në rregull këstet e kredisë. Në tre muajt e fundit, bizneset kanë marrë kredi vetëm për likuiditet, ndërsa investimet e reja, të cilat hapin më shumë vende pune janë në rënie./ TV KLAN






Të ngjashme