Bizneset shqiptare kërkojnë ndihmë nga Dhoma e Tregtisë (13 Mars 2001)


Bizneset shqiptare kërkojnë ndihmë nga Dhoma e Tregtisë (13 Mars 2001)

14:04 13/03/2001

Problemet që shqetësojnë më shumë biznesin shqiptar janë trajtuar sot në mbledhjen e asamblesë të përgjithshme të Dhomave të Tregtisë të industrisë të Shqipërisë. Një nga shqetësimet e biznesmenëve ishte problemi i regjistrimit të tyre i cili aktualisht duhet të kalojë nëpërmjet gjykatës, ndërsa në vendet e tjera kryhet në regjistrin e Dhomës së Tregtisë. Ja çfarë thotë Presidenti i Dhomave të Tregtisë për Shqipërinë, Luan Bregasi.

“Ne sot kërkojmë që Dhomat e Tregtisë t’i përgjigjen më mirë interesave dhe problemeve që ka biznesi, kërkojmë më shumë rritjen e autoritetit të institucioneve të Dhomave të Tregtisë, kërkojmë që të menaxhohet më mirë situata pozitive dhe vullneti pozitiv që përgjithësisht kanë insitucionet e shtetit për të zgjidhur problemet që ka biznesi, por ne kërkojmë që Dhomat e Tregtisë të mos mbeten pas biznesit, por të jenë në pararojë të tyre.”

Problematike për biznesmenët mbetet dhe pajisja me pasaporta shërbimi. Nga 500 kërkesa të bëra nga anëtarë të kësaj dhome janë realizuar vetëm 60 prej tyre, megjithëse procedura ka një vit që ka filluar./tvklan.al






Të ngjashme