Bizneset: Tatim “zero” për dividentin që ri-investohet
Edhe pse tatimi i dividentit po ulet nga 15 në 8%, shoqatat e biznesit nuk janë dakord me këtë ndryshim që ka shpallur qeveria.
Konfindustria kërkon taksë zero për dividentin që ri-investohet dhe tatim progresiv të tij për kompanitë që e kanë dividentin e lartë dhe funksionojnë në tregje të mbyllura, të quajtura ndryshe monopole. Të njëjtat oponenca është duke përgatitur edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Dividenti paguhet në momentin që biznesi tërheq fitimin e tij, pasi ka paguar njëherë taksën e tatimit mbi fitimin. Për ekspertët kontabël kjo është një masë e nevojshme pasi ndihmon shoqëritë në Shqipëri shumica e të cilave kanë strukturë të përbërë nga 1 ortak.
Bizneset dhe ekspertët janë dakord në nismën për lehtësimin e tatimit të pagave të larta.
Pavarësisht kësaj, ata kërkojnë që tatimi mbi punën të ulet edhe në shkallët e tjera, pasi ndihmon shtresën e mesme të shoqërisë.
Tv Klan