Biznesi kërkon ndihmë


Biznesi kërkon ndihmë

09:15 26/04/2020

“Nëse nuk na mbështesni shpejt, shumica do të falimentojë”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që të nisë zbutja e masave për disa biznese, si dhe një plan real që nuk është i bazuar në ekzagjerimin e situatës.

Rukiqi tha se aktualisht 98 për qind e ndërmarrjeve janë të prekura direkt apo indirekt nga pandemia. Në rast se zgjat dhe nuk merren masa të menjëhershme, mund të rrezikohet mbyllja e mbi 50 për qind të bizneseve kosovare.

Ai rekomandoi që Prishtina të hiqet nga karantina që nga java tjetër, pasi aty funksionon 50 për qind e ekonomisë së vendit. Në nivel vendi, duhet të lejohet puna në sektore që kanë rrezikshmëri të ulët, duke përfshirë ndërtimtarinë dhe pjesën e prodhimit.

Rukiqi tha se më 10 qershor duhet të jetë e gatshme edhe korniza e rimëkëmbjes ekonomike e bazuar në analiza makroekonomike.

Ai gjithashtu rekomandoi të bëhet hapje graduale e kafeneve, restoranteve dhe transportit, ata të marrin masa mbrojtëse, për ruajten e distancës sociale dhe të rishikohet mënyra e të bërit biznes përmes dixhitalizimit.

Klan Plus






Të ngjashme