Biznesmenët shqiptarë kërkojnë njohjen e biznesit të tyre nga amerikanët (19 Shkurt 2001)


Biznesmenët shqiptarë kërkojnë njohjen e biznesit të tyre nga amerikanët (19 Shkurt 2001)

11:03 19/02/2001

Një grup specialistësh të Ambasadës Amerikane dhe Bankës Amerikane kanë zhvilluar një takim pune me biznesmenët elbasanas. Takimi u zhvillua në Dhomën e Tregtisë së këtij rrethi. Specialistët amerikanë u njohën me burime që ofron zona e Elbasanit dhe shqetësimet dhe problemet që kan biznesmenët lokalë.

Prodhuesit elbasanas kanë kërkuar kreditim nga bankat, uljen e taksës së TVSH-së dhe lehtësi doganore. Ndërsa specialistët amerikanë kanë garantuar bashkëpunim më të madh dhe ndihmë për lëvizjen me viza të tregtarëve për të blerë pajisje amerikane. Synimi i tregtarëve elbasanas është hapja muajt e verës e një panairi për njohjet e bizneseve të këtij qyteti nga prodhuesit amerikanë./tvklan.al

Gazetar: Holta Zhiti






Të ngjashme