Bjellorusi, manekina në vend të tifozëve


Bjellorusi, manekina në vend të tifozëve

09:26 12/04/2020

Dinamo Brest shet bileta virtuale online

Për shkak të pandemisë, tifozët Bjellorusë nuk mund të shkonin në stadium, kështu që klubi Dinamo Brest ku luan Elis Bakaj vendosi me këtë ide origjinale të ketë praninë e tifozëve nga e gjithë bota duke vendosur fanela të kombëtareve të ndryshme të trupat e manekinave.

Brest luante ndeshjen e kupës kundër Shakhtar Soligors ku aktivizohet Azdren Llullaku.

Bjellorusia është i vetmi vend në Europë ku futbolli nuk është ndërprerë madje kampionati sapo ka nisur dhe ndodhet në javës e 3.

Tifozë nga e mbarë bota përfshi këtu Anglisë, Rusinë, dhe emiratet e bashkuara arabe dhe madje dh Irani janë ftuar të blejnë bileta virtuale online dhe në këmbim, foto me portretet e tyre janë vendosur në manekinat që kanë zënë vendet e tifozëve në stadium.

Përkrah biletës virtuale, tifozët do të marrin nëpërmjet e-maili edhe programin e ditës së ndeshjes.

Me paratë e grumbulluara, klubi i Elis Bakajt do të bëjë donaciane në ndihmë të luftës kundër Koronavirusit. Ndeshja u fitua nga Dinamo 2-0.

Më herët autoritetet bjellorusë jo vetëm që nuk kanë marrë masa kundër pandemisë dhe nuk kanë detyruar qytetarët të qëndrojnë të izoluar, por presidenti i vendit Lukashenko u ka sugjeruar atyre që të pinë vodka për të luftuar virusin.

Tv Klan






Të ngjashme