Bjellorusia injoron Covid-19


Bjellorusia injoron Covid-19

14:29 29/07/2020

Lukashenko: Është psikozë që ka pushtuar botën

Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko vijon të besojë se koronavirus është një teori konspirative. Në deklaratën e fundit në një sallë hokeji me plot tifozë, ku nuk mban maskë dhe distancë as ai dhe as gazetarja, thotë se vdekjet në botë janë pasojë e një psikoze globale.

“Këto janë pasojat e psikozës që është përhapur në të gjithë botën. Njerëzit janë të frikësuar, por asnjë person nuk ka vdekur për shkak të koronavirusit në vend. Askush.

Teoria e tij e radhës vjen pak ditë pasi deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar gati 1 miliard dollarë, në këmbim që vendi i tij t’i nënshtrohet izolimit si në Itali.

Ai tha se e kishte kaluar virusin në këmbë pa asnjë simptomë dhe 97%  e bjellorusëve janë asimptomatikë.65-vjeçari nuk ka marrë asnjë masë në kuadër të pandemisë, madje në vend të frikës popullin e tij e këshillon të pijë vodka, të bëjë sport dhe sauna. Bjellorusia i mbajti kufijtë e saj të hapur dhe lejoi që ndeshjet e futbollit të luheshin me spektatorë.

Sipas të dhënave nga Reuters, Bjellorusia, me 9.5 milionë banorë ka aktualisht 67,366 të prekur me koronavirus, teksa 543 persona kanë humbur jetën.

Tv Klan






Të ngjashme