“Black Box” kalon në fazën e dytë, recetat me peshkun troftë
Sot u hap faza e dytë e rubrikës “Black Box” te “E diela shqiptare”. I kemi parë tetë shefat në gatime të ndryshme dhe sot, në këtë puntatë, kanë ardhur dy prej tyre. Dy shefat, garues të kësaj puntate, javët e kaluara kanë gatuar mish. Rubrika vijoi me prezantimin e shefave pjesëmarrës, Arti Sejdini dhe Armand Alushi.
Të dy konkurrentët, të mësuar tashmë me skenën, pasi u prezantuan me përbërësin kryesor që ishte peshku troftë, nisën ekzekutimin e recetave të tyre. Pjatat e tyre u vlerësuan nga juria e përbërë nga një prej shefave italianë më të famshëm të kulinarisë botërore, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të garave të gatimit në botë, Domenico Maggi, si edhe dietologia Blerina Bombaj Troci. Pjatat e gatuara nga shefat u vlerësuan në katër aspekte, shija, organizimi, aspekti estetik dhe ekuilibri ushqimor. Pjatat e gatuara nga shefat do të vlerësoheshin në katër aspekte, shija, organizimi, aspekti estetik dhe ekuilibri ushqimor. Receta e shef Artit: Shef Arti ka zgjedhur të gatuajë, troftë furre me perime. Një pjatë e cila konsiston vetëm në pjekjen në furrë, pa përdorimin e vajit. Për të realizuar recetën e tij, ai përzgjodhi këto produkte: troftë, arra, karota, brokoli, patate, erëza, presh, pomodorini, limon. Receta e shef Armandit: Troftë e filetuar, e pjekur me fara susami në furrë. Receta e tij përmbante këto përbërës: troftë, fara susami, shegë, limon, vaj ulliri, patate, erëza, arra. Pasi shefat gatuajnë pjatat e tyre, i vjen radha vlerësimit nga juria. Fituesi shpallet shef Arti me me 91 pikë, me një diferencë prej vetëm 3 pikësh nga shef Armandi./tvklan.al