“Black Box” në javën e gjashtë, receta dhe gatime
Sot ishte java e gjashtë e “Black Box”. Kjo rubrikë është në fazën e saj të dytë që nga java e kaluar. Shefat pjesëmarrës për të dytën herë, në puntatën e gjashtë ishin Artion Kurti dhe Ermal Lohja.
Përbërësi sekret në “Black Box” këtë herë ishte filetoja e gicit. Pjatat e tyre u vlerësuan nga juria e përbërë nga një prej shefave italianë më të famshëm të kulinarisë botërore, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të garave të gatimit në botë, Domenico Maggi, si edhe dietologia Blerina Bombaj Troci. Pjatat e gatuara nga shefat u vlerësuan në katër aspekte, shija, organizimi, aspekti estetik dhe ekuilibri ushqimor. Shef Artion përzgjedh këtë recetë: fileto gici, erëza, perime, makarona (ravioli), si edhe tartuf. Ndërsa shef Ermali e gatuan fileton e gicit me këta përbërës: verë, kumbulla të thata, kinoa, kungull dimëror, bizele, qepë të njoma, brokoli, lulelakër, patate, erëza. Nën mbiqyrjen e shef Maggi, garuesit përgatisin pjatat e tyre dhe bëhen gati për vlerësimin nga juria. Maggi:Kemi dy pjata shumë të bukura. Keni punuar në mënyrë mjaft të organizuar.
Fituesi u shpall shef Ermali me 95 pikë, duke lënë pas shef Artionin me 91 pikë./tvklan.al