“Black Box”, shpallen dy emrat e finalistëve
Sot në “Black Box” ishte ndeshja e dytë gjysmë finaliste, mes dy shefave të cilët kanë grumbulluar pikë më shumë se tetë shefat të cilët kanë qenë pjesë e garës.
Drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea, e quajti garën mes shefave, një garë të niveleve ndërkombëtare, kjo jo vetëm për faktin që rregullat respektohen rigorozisht, por edhe për jurinë e cila ka drejtorin kontinental për gjithë Europën jugore, të organizatës botërore të shefave të kuzhinës, anëtarin e komisioneve të garave kulinare, gjyqtar ndërkombëtar dhe instruktor i gjyqtarëve të konkurseve të gatimit në botë, shef Domenico Maggi. Si edhe pjesëmarrjen e dietologes të mirënjohur dhe shumë të vlerësuar, Blerina Bombaj Troci. Procedura për të arritur në finale është kjo: do të mblidhen pikët e të katër gjysmë finalistëve, për të parë se cilët janë dy shefat e vlerësuar me pikët maksimale dhe ata do të jenë finalistët. Gjysmë finalistitët e kësaj puntate ishin Artjon Kurti dhe Gledis Qershori.Përbërësi kryesor me të cilin shefat duhej të gatuanin pjatat e tyre ishte mishi i qengjit. Receta e shef Artionit: Receta e shef Gledis: Shef Domenico Maggi vlerësoi pjatat e të dy shefave dhe u dha komplimente për rritjen profesionale që ata kanë pasur gjatë këtyre javëve. Fituesi u shpall shef Gledis me 96 pikë duke lënë pas shef Artionin me 95 pikë. Dy finalistët e javës së ardhshme do të jenë shef Ermali dhe shef Gledis./tvklan.al