Blair: Brexit duhet të kalojë sërish në referendum


Blair: Brexit duhet të kalojë sërish në referendum

14:35 27/01/2018

Brexit është gjëja më e keqe që i ka ndohur Britanisë së Madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. Këtë mendim ka ish-kryeministri britanik Tony Blair për shkëputjen e vendit të tij nga Bashkimi Europian.

Gjatë një interviste për France24 nga Davosi, Bler nuk u fsheh, duke thënë se qytetarët britanikë nuk ishin të mirëinformuar kur u pyetën për t’u shkëputur nga BE.

Tony Blair:

“Kur votuam për t’u larguar nga Europa në qershor të 2016, e bëmë pa i njohur kushtet e këtij largimi. Teza ime është shumë e thjeshtë, kemi të drejtë të vendosim edhe njëherë tani që kemi një krahasim me atë që kemi tani dhe atë që do kemi kur të dalim nga BE”.

Blair tha se referendumi nuk ishte një mashtrim, por ishte i ligjshëm, megjithatë ka nisur një fushatë për një referendum të dytë.

Tony Blair:

“Ne kemi të drejtë të mendojmë sërish. Demokracia nuk u ndal në qershor të 2016-ës”.

Ish-shefi i Downing Street këmbënguli se qëndrimi në BE nuk është i pamundur pasi Britania e Madhe ka kohë deri në mars të vitit 2019, datë kur brexit do të hynte zyrtarisht në fuqi.

Tv Klan






Të ngjashme