Blendi Fevziu apel qytetarëve: Koronavirusi nuk është shaka, shumë gjëra varen nga ju


Blendi Fevziu apel qytetarëve: Koronavirusi nuk është shaka, shumë gjëra varen nga ju

22:19 10/03/2020

Gjatë emisionit të kësaj të marte, moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu lëshoi një apel të fortë ndaj qytetarëve pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Ai u shpreh se koronavirusi nuk është shaka, sidomos për një vend si i joni.

Fevziu u shpreh se nuk varet gjithçka nga masat e qeverisë, por edhe nga ato gjëra që bën secili qytetar. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë veten dhe të afërmit.

“Ajo që bën përshtypje ka një indiferencë në një pjesë të madhe të Shqipërisë, para se të filloj do doja që t’ju thoja qytetarëve, gazetarja jonë ka qenë në qendër të Tiranës për të parë që frekuentimi i bareve, restoranteve, ambienteve të rrezikshme urbanëve është më se normal për të mos thënë i shtuar për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës në disa zona. Nuk dua të përhap asnjë lloj paniku, por dua që t’i them çdo qytetari që nuk është shaka koronavirusi, nuk është një shaka kjo epidemi, nuk është një shaka sidomos në një vend si Shqipëria, i cili me çdo lloj përpjekje të bëjë nuk i ka mundësitë të bëjë si vendet e tjera. Po kthehet në një katastrofë për Italinë. Imagjino çfarë mund të ndodhë. Nuk varet asgjë nga masat e qeverisë. Shumë gjëra varen nga ju. Secili qytetar duhet të mbrojë veten, njerëzit e afërt në të kundërt rrezikojmë të shkojmë në një situatë të padëgjuar. Dëgjoja, sidomos shumë të moshuar që thonin ne s’na gjen gjë. Kjo krenaria që nuk iu gjen gjë mund të jetë një mburrje që mund ta fusim në sirtar për momentin. Ruajuni, ruajuni, ruajuni. Ruani veten dhe të afërmit tuaj”, tha Fevziu.

Të hënën qeveria vendosi mbylljen e shkollave si masë për parandalimin e koronavirusit.

Këtë të martë, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të tjera masa më të forta për shkak të indiferencës së qytetarëve. Kreu i qeverisë deklaroi se do të mbyllen pub-et, diskot, palestrat dhe mjediset e tjera ku mblidhen grumbuj njerëzish.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste me koronavirus./tvklan.al






Të ngjashme