Blendi Klosi nuk përjashton parregullsitë në listat e votuesve – (5 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Brenda 13 Shtatorit duhet të verifikohen listat e votuesve në të gjithë vendin. Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Blendi Klosi, nuk ka përjashtuar parregullsitë në regjistrimin e votuesve.
Blendi Klosi:- “Në rastet e mos gjetjes së emrave në listat e votimit, apo në rastet kur ata gjejnë parregullsi në këto lista, në gjithë Shqipërinë janë ngritur qendra të cilat do të bëjnë rishikimin e listave të votuesve dhe vërejtjet dhe sugjerimet që do të kalojnë qytetarët nëpërmjet aprovimit të komisioneve të zgjedhjeve të qeverisjes vendore, pra KZQV-ve që tashmë pothuajse janë formuar në të gjithë Shqipërinë, do të kalojë në qendrën e informatizimit financiar”.
Ndërkohë ka filluar shpërndarja në 500 qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë e kartave të votuesve, të cilat kanë mbërritur nga Kanadaja./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame