Blerjet e kurbanëve për festën e Bajramit – (4 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Blerjet e kurbaneve për kremtimin e festes së Bajramit, kanë filluar që sot. Në tregun e gjësë së gjallë në kryeqytet, janë shitur vetëm qengjat. Blerësit mishin e kurbanit e kanë caktuar për sevap për të varfrit, por pak vetë janë ata që e dinë historinë e kurbanit.
Në raste festash çmimet janë edhe më të shtrenjta. Ndonëse kurbani për Bajram i jepet dhuratë për më të varfrit, tregtarët mundohen të përfitojnë nga shitjet. Një pjesë e atyre qytetarëve që nuk iu del të blejnë qengj, nesër si kurban do të therin ndoshta pulë./tvklan.al