Bleu makinën e taksistit të vrarë, arrestohet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës. Alush Batusha u vu në pranga pasi bleu makinën e taksistit të vrarë nga i riu Musa Saraçi.
Policia thotë se pak orë pas ngjarjes, 45-vjeçari ka blerë nga Musa Saraçi automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi kundrejt një shume monetare prej 27 000 lekë.
Blerjen e automjetit është bërë pa asnjë dokumentacion që vërtetonte pronësinë e mjetit./tvklan.al