“Blick” flet shqip për Europianin


“Blick” flet shqip për Europianin

14:20 06/06/2016

Përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës më 11 qershor po pritet me shumë interes. Gazeta “Blick” një nga të rëndësishmet mes mediave zvicerane vendosi që të japë informacionin e saj edhe në gjuhën shqipe.

Lajmërimi është bërë në numrin e 6 qershorit në gjuhën shqipe, por në krye të faqes është gabuar flamuri shqiptar. Në të është vendosur ai me yll, i cili i përket periudhës komuniste. Një gabim i redaksisë së “Blick”.

Megjithatë qëllimi për të informuar në gjuhën shqipe lidhet edhe me qytetarët e shumtë shqiptarë, të cilët banojnë në Zvicër. Takimi i 11 qershorit që do të luhet në Lens, i pari për të dy ekipet në finalet e Euro 2016 është tepër i rëndësishëm.

Në këtë sfidë do të jenë të shumtë shqiptarët në fushë, pasi te Zvicra janë grumbulluar gjashtë lojtarë me prejardhje shqiptare dhe shumë i përfoluri derbi mes vëllezërve Xhaka. /TV KLAN

 






Të ngjashme