“Blick”: Gjimshiti u sakrifikua për Veselin


“Blick”: Gjimshiti u sakrifikua për Veselin

16:00 03/06/2016

Berat Gjimshiti edhe pse ishte pjesë e Kombëtares në takimet e fundit u la jashtë 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e Shqipërisë në fazën finale të Euro 2016. Këtë përjashtim e komentoi edhe gazeta “Blick” duke hedhur dyshime se ai u sakrifikua për të marrë Frederik Veselin.

Për këtë sipas kësaj të përditshme ndikoi babai i kapitenit të kuqezinjve. Agim Cana një ish-futbollist ishte ai që mbështeti mbrojtësin e Lugano dhe jo atë të Atalanta. Kjo shkruan “Blick” u bë kundër vullnetit të Gianni De Biasi.

Vetë trajneri në konferencën para miqësores me Ukrainën tha se afrimi i Veselit edhe pse është aktivizuar vetëm në miqësore u bë pasi zhvilloi një sezon shumë të mirë, ndërsa Gjimshiti luajti vetëm 3 ndeshjet e fundit me Atalanta.

De Biasi përmendi edhe një herë faktin se ndjeu keqardhje për largimin e Rrahmanit, Shalës, Rashicës dhe Gjimshitit. /TV KLAN

 






Të ngjashme