Bllok bota, BE, Austri orteqet, Irani, anija kozmike – (27 Shkurt 1999)


Bllok bota, BE, Austri orteqet, Irani, anija kozmike – (27 Shkurt 1999)

20:00 27/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Miliardat e taksave dhe financimeve ndajnë Bashkimin Europian në dy pjesë. Takimi i filluar dje në Petersberg të Gjermanisë ka nxjerr edh njëherë në pah konfliktet e vjertra në gjirin e 15 europiane. Gjermania dhe Franca aleatet e vjetra, kanë dalë kundër njëri-tjetrit për çështjen e formimit të financimeve europiane dhe paralizimin e axhendës 2000.

Kancelari gjeman Shrëder tha se Gjermania në këtë takim nuk pretendon të fitoj një lloto por të kujdeset për mirëpërdorimin e fondeve të taksapaguesve. Ndërsa presidenti Shirak ka dashur të nxjerr edhe njëherë në pa se Franca është një nga vendet më të fuqishme europiane.

Eshtë konsideruar operacion gjigand misioni i shpëtimit të turistëve të bllokuar nga orteqet në Austri. Për tre ditë helikopterët ushtarakë kanë transporrtuar mbi 10 mijë njërëz në vende të sigurta. Sipas specialistëve orteqet e shumta në Austri e kanë shkatërruar totalisht sezonin turistik në këtë vend.

Sipas të dhënave paraprake reformatorët Iranian të partisë së presidentit Mohamed Katami kanë patur sukses në zgjedhjet e fundit administrative. Këto zgjedhje administrative janë të parat që zhvillohen pas fitores së revolucionit islamik Iranian 35-vjet më parë. Në këtë mënyrë reformave demokratike të presidentit Katami i hapet një rrugë e re duke treguar se Irani po lëviz me shpejtësi drejt perëndimit.

Lëshohet me sukses në hapësirë anija kozmike “Arian 4”. Ajo mban në bord dy satelit të rëndësishëm, një televiziv dhe një ushtarak. Sateliti ushtarak është pronë e forcave ushtarake britanike./tvklan.al






Të ngjashme