Bllok bota, Belgjikë, konflikti Indi-Pakistan – (14 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Skandali i dioksinës shkakton tërmet në qeverinë belge. Kryeministri belg ka dhenë dorëheqjen pas zgjedhjeve të djeshme ku popullsia belge, nën trysninë e skandalit të ushqimeve me dioksinë nuk ka votuar për partitë tradicionale por kanë votuar për dy formacione ekologjiste, të cilat premtojnë masa radikale për parandalimin e situatës së krijuar. Koalicioni qeveritar ka dhjetë vjet që udhëheq vendin e belgve.
India dhe Pakistani thuajse në luftë. Megjithëse India ka përgënjeshtruar me forcë përdorimin e armëve nukleare në konfliktin e fundit acarimi mes Indisë dhe Pakistanit po merr konturet e plota të luftës. Shkëmbime të ashpra artilerie kanë vazhduar në Kashmir. Trupat indiane po vazhdojnë ofensiven e tyre në malin e lartë kundër luftëtarëve islamiste. Luftime me artileri vazhdojne midis forcave indiane dhe luftëtarëve në sektoret e maleve të larta.
Kryeministri Indian që ishte për vizitë dje në Kashmir u deklaroi trupave indiane në Kargil se India duhet të jetë gati për luftë pas dështimit një ditë më parë në Nju Dehli të dialogut indo-pakistanez mbi konfliktin që zgjat prej mëse një muaji./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori