Bllok bota, Pinoceti, Prodi President i BE – (24 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pinoçeti nuk ka të drejtën e imunitetit diplomatik. Ky është vendimi i lordëve anglez të cilët votuan 6 kundër dhe 1 pro imunitetit të Augusto Pinoçetit. Tani ndaj diktatorit kilien mund të nisi procesi gjyqësor i inicuar nga spanjolli Garsia. Pinoçeti ndodhet tani në Londër në arrest shtëpie. Mbi të rëndon periudha e juntës ushtarake të vitit 1973 ku në Kili u zhdukën dhe u vranë mbi tre mijë persona ndërsa 20 mijë të tjerë u torturuan dhe vuajtën nëpër burgjet e diktaturës kiliene.
Romano Prodi ish-kryeministri Italian ka fituar postin e presidentit të Bashkimit Europian. Ishte kancelari Shrëder i cili pas dy orë debatesh e diskutimesh ka shpallur presidentin e ri të BE, Prodi. Pasi bëri një udhëtim nëpër vendet europiane më në fund valixhen e lënë nga Santer sot e ka marrë ish-kryeministri Italian Prodi të cilit i duhet të përballet me problemin e bujqërve dhe fermerëve si dhe probleme të tjera të ekonomisë europiane të viteve 2000./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori