Bllok bota, Turqi bomba, piloti, manajti rus – (5 Mars 1999)


Bllok bota, Turqi bomba, piloti, manajti rus – (5 Mars 1999)

22:48 05/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

4 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, ky është bilanci i shpërthimit të një autobombe në Turqi. Mes të plagosurve është edhe guvernatori i zonës i cili duhet të ketë qenë personazhi kryesor i atentatit. Bomba është vënë në një makinë të vjedhur dhe është aktivizuar me anë të një telekomande. Rrezja e bombës ka shkatërruar dhe shumë ndërtesa përreth.

Shfajsimi i Ashbit, pilotit që shkaktoi tragjedinë e Çernis në Itali në 3 Mars të ’98 ka sjellë reagime. Avokati i familjeve të viktimave e ka treguar se ky është një gabim i drejtësisë amerikane. Reagime kanë ardhur edhe nga vetë kryeministri D’alema, i cili është shprehur se është i befasuar nga gjykata amerikane që ka liruar pilotin. Ndërsa veë piloti ka deklaruar se ai lutet çdo ditë për 20 viktimat e Italisë.

Manjati rus i biznesit Berezovski ka reaguar dhe ka hedhur poshtë kërkesën e Boris Jelsinit për heqjen e tij nga posti i sekretarit të përgjithshëm të bashkësisë të Shteteve të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik. Berezovski është treguar i ashpër me idenë e heqjes së tij./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme