Bllok bota, Uganda, Iraku, Konkordi – (2 Mars 1999)


Bllok bota, Uganda, Iraku, Konkordi – (2 Mars 1999)

13:59 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pesë turistë janë rrëmbyer dhe më pas janë vrarë në Uganda nga forcat rebele të Ruandës, UTU. Ndërsa gjashtë të tjerë u liruan pas nje sulmi të policisë së Ugandës. Gjithashtu mungojnë dhe tre udhërrefyesit që i shoqëronin. Grupi prej mëse 30 turistësh kanë qene në parkun natyror Guini ku jetojnë dhe rriten gorillat. Ende është i paqartë shkaku i vrasjes së 5 turistëve.

Vazhdojnë bombardimet amerikane në Irak. Sipas Bagdatit janë goditur jo vetëm objekte ushtarake por dhe civile. Sadami ka mbajtur qëndrimin e vjetër se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë sulmet ndaj Irakut për të detyruar vendet arabe të luajnë lojën e saj.

Konkordi feston 30 vjetorin. Aeroplani që mbart në bord mbi 100 pasagjere dhe ecën me shpejtësi dy mijë kilometra në orë më 2 Mars të 1969 ka pasur fluturimin e parë nisur nga Franca. Konkordi bashkëpunimi franko-britanik u perurua me 9 Prill te 1969./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme