Bllok bota, xhinset Levis, një xhiro rreth botës me traktor – (26 Maj 2001)


Bllok bota, xhinset Levis, një xhiro rreth botës me traktor – (26 Maj 2001)

10:22 26/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Xhinset më të shtrenjta në botë dhe më të vjetra, janë një palë pantallona Levis, të cilat janë prodhim i vitit 1880. Sipas një historiani që punon pranë kompanisë Levis, këto janë xhinset më të vjetra që janë gjetur deri tani. Firma Levis, i ka shpikur xhinset në vitin 1873 dhe më pas e gjithë fabrika dhe kompania Levis, u shkatërrua në vitin 1906 nga një tërmet i fuqishëm. Por fatmirësisht, këto xhinse mbijetuan në qytetin e San Franciscos.

Me gjetjen e këtyre xhindeve 130 vjeçare, fillimisht u mendua që ato të shiteshin në ankand, me një shumë nga 25-35 mijë dollarë, por askush nuk e kishte parashikuar që ato do të shiteshin më shumë se 40 mijë dollarë amerikanë. Duke parë këtë kërkesë për këto xhinse të vjetra, kompania Levis vendosi që të nxjerrë një linjë të re që do të ketë qepjen dhe modelin e vjetër të xhindeve të gjetura.

Ky është Cristian Harold 43 vjeçar, një aventurier francez, i cili ka mbërritur me traktorin e tij në sheshin e kuq në Moskë. Cristian është nisur nga Parisi në 22 Shkurt të këtij viti dhe pasi ka kaluar Belgjikën, Gjermaninë dhe Skandinavinë, më në fund arriti në Rusi. Qëllimi i tij është të bëjë një xhiro rreth botës me traktorin e tij./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme