Emri/ Arrestohet polici, po nxirrte drogën nga magazina


Emri/ Arrestohet polici, po nxirrte drogën nga magazina

12:34 11/11/2017

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar në fshatin Vilun të Velipojës. Mësohet se i arrestuar në kushtet e flagrancës është një efektiv policie. Burimet i thanë ABC News se polici Enriko Zyle, 42 vjeç është ndaluar në momentin që po nxirrte drogën nga magazina për ta ngarkuar në një mjet.

Dyshohet se kanabisi i sekuestruar arrin deri në 1.5 ton, por pritet peshimi i lëndës narkotike për të përcaktuar sasinë e saktë të drogës. Operacioni u krye nga forcat policore te Shkodrës në bashkëpunim me FNSH-në.

Pritet që policia e Shkodrës të dalë në konferencë për të dhënë informacione të detajuara në lidhje me drogën e kapur në Velipojë. Viluni njihej si zonë ku droga transportohej me skafe drejt Italisë./abcnews.al






Të ngjashme