Bllokimi i aksit Milot-Lezhë, ministrja Balluku: Shkak stuhia dhe makinat e prishura
Për bllokimin e aksit Milot – Lezhë mbrëmjen e së shtunës, ministrja e Energjise dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se shkak është bërë stuhia dhe makinat e prishura.
Në krah të drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Balluku siguroi se borëpastrueset kanë qënë aty që në momentin e parë.
“Borëpastrueset kanë qenë aty, problematika nuk ka qenë me të. Por me automjetet e prishura, dhe sidomos me ato të tonazhit të rëndë. Prandaj kërkuam bllokimin dhe mosqarkullimin e tyre”.
Teksa inspektoi rrugën Tiranë – Elbasan, Balluku tha se të gjitha akset janë të aksesueshme.
Më pas, ministrja Balluku dhe drejtori i OST sqaruan se të gjitha defektet me linjat e energjise elektrike po rikuperohen, dhe se grupet e punës ndodhen në terren për çdo avari që sjell moti i acartë.
Tv Klan