Bllokimi i pusetave mbyll gjimnazin “Arben Broci” ( 26 Tetor 1999)


Bllokimi i pusetave mbyll gjimnazin “Arben Broci” ( 26 Tetor 1999)

11:48 26/10/1999

Bllokimi i WC-ve dhe kanalizimeve në gjimnazin “Arben Broci” shkakton dy javë pushim dhe 1100 orë të humbura. Ky është fati i 800 nxënësve të shkollës së mesme të cilët kanë mëse 14 ditë që paraqiten në shkollë dhe nuk zhvillojnë mësim. Para dy javësh inspektoriati sanitar ka bllokuar duke dhënë urdhër për moszhvillim të mësimit këtu. Ky problem ka tre vjet që ekziston dhe shkolla mbyllej dy deri në tre herë në vit. Por afati i shkëputjes së saj ka qënë më i vogël.

Dy përgjegjësit që mbulojnë problemet e shkollave janë Drejtoria Ekonomike pranë Bashkisë dhe Sektori Ekonomik pranë Drejtorisë Arsimore të cilat për këto vite kanë dhënë zgjidhje provizore. Në këtë shkollë përveç gjimnazistëve kanë mbetur pa shkollë dhe 500 nxënës të 8-vjeçares të shkollës “Sabaudin Gabrani”. Vetëm sot pask përpjekjeve të mëda nga ana e pegagogëve është siguruar një fond nga Ministria e Arsimit për zhbllokimin e pusetave që janë të përbashkëta edhe me pallatet përreth.

7 milion lekë të vjetra që pritet të vihen në funksionim në mënyrë që shkolla të fillojë të paktën javën e tretë duke pakësuar kështu humbjet në leksione duke forcuar dhe nxënësit për ti zëvëndësuar ato. /tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme