Bllokimi i reformës, Knut Fleckenstein: Nuk mund ta besoj. Jam vërtet i mërzitur!
I mjenjëhershëm ka qenë edhe reagimi i raportuesit për Shqipërinë, në Pralamentin Europian, Knut Fleckenstein, sa i përket bllokimit të refomës në drejtësi.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ai shkruan se është vërtetë i mërzitur dhe se nuk mund ta besojë atë që po ndodh. “Problem të reja në Shqipëri? Nuk mund ta besoj. Jam vërtet i mërzitur. Do të presim deri në votimin e nesërm. Më pas do të shikojmë. Më vjen keq
!", shkruan Knut Fleckenstein./tvklan.al